KreuFashion

Vajza, ja disa sekrete bukurie, për një verë pa momente të këqija!

Në librin e tij, The Great Gatsby, F. Scott Fitzgerald thotë: “Me rrezatimin e diellit dhe me shpërthimin e gjetheve nëpër pemë, kisha ndjesinë e njohur se jeta po riniste bashkë me verën.”

Dhe ne nuk mundemi të mos biem dakord me këtë shprehje. Prandaj këtë verë do t’iu ndihmojmë ta shijoni në kulm.

Më poshtë do të gjeni disa sekrete që t’iu lehtësojnë këtë sezon veror.

Përdorni pudrën e bebeve si një deodorant

Nëse doni mund të provoni të aplikoni pudër për të ndaluar aromat dhe djersitjen. Ju mund ta hidhni dhe tek këpucët tuaja, pasi këpucët janë dhe më aromatiket.

Vaji i kokosit

Nëse doni që të laheni në pishinë, por keni merak se lëkura juaj do të thahet nga klori që gjendet në të. Mjafton të lyeni trupin tuaj me vaj kokosi dhe do të jeni super të hidratuara.

Fondatinë më të errët

Të gjitha kemi qejf të marrim atë ngjyrën e bukur të bronztë. Por kur vjen puna tek make-up përdorim po të njëjtën nuancë si dhe më parë. Mundohuni që të përdorni një më të errët, që lëkura të jetë e njëtrajtshme.

Akull me kafe

Vera nuk ka kuptim pa pijet e ftohta! Mund të shijoni kafen tuaj duke e ngrirë. “PO” e dëgjuat mirë. Nëse ju e ngrini mund ta ftohni pijen tuaj po me kafe pa i humbur shija nga akujt me ujë.

Xhepi plastik

Të gjithë duhet të ruajmë smartphone-t tanë të shtrenjtë nga rëra apo nga uji i detit. Mjafton vetëm të blejmë një xhep plastik dhe ja ku u zgjidh dhe një tjetër problem.

Akull me aloe vera

Ndonjëherë na ndodh që të harrojmë se sa kohë kemi kaluar të ekspozuar në diell, dhe përfundojmë me një lëkurë të skuqur. Kush më mirë se sa ‘mbretëresha’ për lëkurën për të qetësuar një lëkurë të acaruar.

Si të mbani reçipetat aty ku duhet të qëndrojnë

Në verë rrobat zvogëlohen siç shkurtohet dhe nata. Na ka ndodhur të gjithave që me një veshje të caktuar kemi problem me reçipetat. Bëni mirë që të blini reçipeta që kanë një shtresë silikoni, i cili i fikson ato në vendin e duhur, pa ju shqetësuar.

Një fund anti-erë

Sa herë ju është dashur të ulni fundin apo fustanin tuaj kur sulmoheni nga një rrymë ere. Ka një zgjidhje të thjeshtë dhe për këtë. Monedhat. PO nëse ju vendosni disa monedha në fundin e fustani tuaj nuk do të ndiheni në rrezik për ndonjë skenë si ajo e Merlin Monrosë

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF