Recitali  i Manjola Nallbanit/ Bashkë publiku i muzikës klasike dhe asaj popullore 0 319

Vetëm një javë më parë Manjola Nallbani mori vëmendjen e medias për klipin e saj të ri, “Je fati im”, ndërsa dje pasdite ajo ndryshoi tërësisht repertor. Këtë herë ishte radha e muzikës klasike, një tjetër armë e fortë e artistes shumë dimensionale. Mbrëmjen e së hënës, fansat dhe miqtë e Nallbanit patën kënaqësinë të ndiqnin koncertin recital të mezzo-sopranos, në Akademinë e Arteve; një repertor ku gërshetohej muzika klasike, muzikal dhe ajo popullore e përpunuar.

“Mora emocione të bukura, pasi interpretimi i këtyre pjesëve këtë herë vinte me një formacion ndryshe, një pianio, një harpë edhe një violinë. Ishte një koncert me shumë variacione, pasi brenda tij kishte pjesë të ndryshme. Publiku në sallë ishte shumë entuaziast dhe për këtë ndihem e gëzuar, pasi është e vështirë të sjellësh entuziazëm kur ke zhanër të ndryshëm”-, u shpreh Nallbani për bordo.al.

Por, në fakt të ftuarit morën kënaqësi maksimale në interpretimet e mrekulluyeshme të pjesëve të famshme Memory, All I ask of You, Santuzza, e mandej u ekzaltuan të gjithë nën tingujt shqip të trevave tiranase dhe shkodrane. Në këtë concert Manjola u shoqërua nga pianistja Silva Skenderi, si dhe të ftuarit specialë, tenori Kastriot Tusha, sopranoja Nereida Fico, në harpë Aida Kasmi dhe violinë Flogert Shatraj.

 

Previous ArticleNext Article