KreuCelebrity

Rita Ora dhe Ermal Meta ‘çmendin’ instagramin!

Pasi mbushën sheshin Skënderbej me mijëra simpatizantë, Rita Ora dhe Ermal Meta duket se kanë patur një takim vërtet interesant në Itali. Ermali prej vitesh jeton në shtetin fqinj, ndërsa Rita ka patur ndalesën e radhës në vijim të turit te saj. Fituesi i Sanremos ka postuar një foto në llogarinë e tij në instagram, në të cilën ishte së bashku me Rita Orën.

“Shqiptarë”, shkruan Ermali nën foto, ndërsa komentet nga simpatizantë të tyre ishin të shumta. “Nga Eurovizioni, Amiçi dhe Sanremo. I bekuar mes femrash. Po çfarë ju japin për të ngrënë në Shqipëri?”-, shkruan një prej komentuesve, i mrekulluar nga ky takim. Kjo foto e Ermal Metës është një ndër postimet më të komentuara, në instagramin e tij dhe ajo që ne na bën shumë krenar është fakti që çdo ditë e më shumë shqiptarët po shkëlqejnë kudo nëpër botë, duke u kthyer në idhujt e miliona fansave.

 

 

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF