KreuCelebrity

Sa nur i ka dhënë shtatzënia, Ajola Xoxës!

Teksa shihnim kryebashkiakun Erion Veliaj duke mbajtur fëmijë në krahë, ishte e pamundur që të mos dëgjoje komente si psh “mbeti duke mbajtur fëmijët e botës në krah, përse nuk bën të vetët”. Epo pas disa muajsh nuk do e dëgjoni më një koment të tillë, sepse për një qershor Veliaj dha lajmin e bukur se shumë shpejt do të bëhet baba. Një qershorin, festën e fëmijëve numri një i Tiranës postoi një foto ku shkruante: Gëzuar festën nga ne të tre!

Mesa duket Ajola Xoxa, është në muajt e parë të shatzënisë, pasi barku i rrumbullakosur nuk ka filluar të duket. Ajo ka postuar vetëm pak orë më parë një foto në profilin e saj në Instagram ku duket shumë në formë. Kjo shtatzëni i ka dhënë shumë nur, ndonëse eleganca dhe bukuria nuk kanë munguar kurrë tek Ajola.

Ne jemi në pritje që të mësojmë që gjininë e bebit tashmë…

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF