KreuCelebrity

Tani do e mësojmë të vërtetën! Meghan Markle dhe mbretëresha do udhëtojnë vetëm!

Vëmendje! Meghan Markle dhe Mbretëresha Elisabeth kanë planifikuar një dalje publike të dyja së bashku. Dukesha e re e Sussex do të udhëtojë me gjyshen e saj në Cheshire – në Anglinë veriperëndimore që është rreth tre orë dhe 40 minuta nga Buckingham Palace.

Së bashku, Meghan dhe Mbretëresha do të hapin zyrtarisht muzeun e Qendrës për Hulumtime të Shkencave Catalyst. Më pas, ato do të udhëtojnë në Chester, Angli, rreth një orë e gjysmë larg nga Cheshire për të hapur Teatrin e Storyhouse dhe më pas do të konsumojnë një drekë.

Kjo do jetë hera e parë që Meghan Markle do të kryejë detyrat mbretërore me mbretëreshën, pa Harry. Tani është momenti për të parë se si është marrëdhënia e dukeshës së Sussex dhe mbretëresha Elisabeth, pasi është folur shumë për raportin e tyre.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF