KreuCelebrity

E dinim që është seksi, por në klipin e fundit Nora duket super-super seksi!

Që Nora Istrefi është një ndër këngëtaret më seksi, e dinim, por në klipin e fundit ajo është shfaqur tmerrësisht seksi.

Një foto e saj me Klaudia Pepën na la të kuptojmë se të bukuroshet do të sjellin një bashkëpunim, dhe kësaj here balerina e njohur vjen në rolin e koreografes. Mund ta dallojmë fare qartë stilin e saj, tek koreografia që realizon Nora në klip. Lëvizje shumë seksi, provokuese, të prera, i njëjti stil që kemi parë edhe në klipet e publikuara më herët nga Klaudia.

Kënga titullohet “As ni gotë” dhe vjen në bashkëpunim me DJ e njohur Mixeyn. Teksti është shkruar dhe vetë Nora dhe motra e saj Era Istrefi, bashkë me Ylli Limanin. Ndonëse videoja ka vetëm pak orë që është publikuar, ajo ka arritur të marrë rreth 20 mijë klikime dhe pa dyshim shumë komente pozitive për Norën.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF