KreuCelebrity

Pas puthjeve të fshehta në rrugë, Gigi na konfirmon rikthimin në krahët e Zayn!

Dhe po! Zayn Malik dhe Gigi Hadid janë sërish bashkë dhe këtë na e ka konfirmuar vetë modelja. Pas parakalimit në tapetin e kuq me Lily Aldridge në premierën botërore Ocean’s 8 në Alice Tully Hall në New York City të martën mbrëma, Hadid ngarkoi një fotografi të saj me Malik në Story Instagram.

Edhe pse fytyra e këngëtarit “Entertainer” nuk është e dukshme në foto, modeli i flokëve, ngjyra e tyre, bjonde platin dhe tatuazhet e bëjnë atë lehtësisht të identifikueshëm. Ata shfaqen shumë të lumtur pranë njëri-tjetrit, tesa 23-vjeçarja mbështeti kokën në gjoksin e këngëtarit.

Hadid dhe Malik përfunduan romanin e tyre dy vjeçare në muajin mars, për t’u fotografuar vetëm një muaj më vonë duke u puthur në rrugë. Mesa duket paska qenë vetëm një zënkë, paksa e gjatë…

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF