KreuCelebrity

Sa u paguan Ermal Meta dhe Rita Ora për koncertin në Tiranë?

U duk sikur të gjatë fundjavës të gjithë shqiptarët kishin dalë në shesh. Ermal Meta dhe Rita Ora, dy këngëtarë që na kanë bërë krenar kudo në botë, kishin ardhur në Shqipëri, për të mbajtur një koncert në shesh. Të gjithë kënduan njëzëri këngët e tyre, kërcyen dhe shijuan në maksimum një koncert të përmasave të mëdha, që nuk ishte parë më parë në Shqipëri.

Mirëpo, padyshim nuk munguan edhe komente të ndryshme, për paratë që janë paguar për ardhjen e tyre . Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj, në një lidhje telefonike për emisionin “Dita e 8” ka deklaruar se për ardhjen e Rita Orës dhe Ermal Metës nuk ka shpenzuar asnjë qindarkë.

“Të gjitha kanë qenë falas sepse këtë kemi dashur të bëjmë që në fillim dhe  këtë kemi bërë. Unë besoj se të rinjve shqiptarë duhet t’u jepet mundësia të shohin një koncert falas”,-u shpreh kryebashkiaku.

A mund të jemi më tepër krenar për Ritën dhe Ermalin?

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF