KreuCelebrity

Kylie Jenner riktheu modë trendin më të shëmtuar, por seriozisht më të shëmtuarin!

Mund të keni refuzuar deri më tani që të vishni fustane me printe leopardi, por tani që e veshi Kylie Jenner me siguri do drejtoheni në dyqanet më të afërta dhe ta bëni tuajin një fustan të tillë.

Në serinë e fotografive, Kylie mban veshur një fustan të gjatë deri tek kyçet e këmbve, të ngushtë pas trupi, me printe leopard, duke rikthyer në modë trendin e viteve ’90. Ajo shfaqet shumë seksi, në një lëndinë, mbrapa së cilës qëndron një ndërtesë e mbuluar me hardhi në sfond, ku duket e mahnitshme.

Bashkangjitur fotot, ylli i “Keeping Up With Kardashian” shkruan: Lumturi.

Streçet leopard, ishin një nga trendet më të shëmtuara, por mesa duket do rikthehen përsëri…

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF