KreuCelebrity

Vajza e Elsa Lilës, një zonjushë e bukur sykaltër!

Elsa Lila ka qenë një ndër emra më të dashur për publikun shqiptar, por pas largimit në të saj në Itali, këngëtarja është pak ose aspak prezente në median tonë. Megjithatë kureshtja për të ditur se çfarë po ndodh me jetën e saj ende është e madhe dhe për hir të së vërtetës, artistja ka pëlqyer të qëndrojë në hije në lidhje me jetën e saj private.

Ajo është bërë mami e një vajze dhe jetojnë në Itali bashkë me bashkëshortin Aleksandro. Por daja i Elsës, avokati i njohur Sajmir Visha në shuajti kureshtjen, sot na prezantoi Evitën me syçka të kaltra, e cila duket një zonjushë e vogël, 7-vjeçare.

Veç imazhit simpatik të saj, mësojmë se Evita mesa duket po ndjek rrugën e artit ashtu si mami Elsa. Vogëlushja na shfaqet me një violinë dorë, si për të na treguar se tashmë Elsa Lila e ka trashëguar talentin e saj në fushën e artit.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF