KreuCelebrity

Ardit Gjebrea mërzitet për ditëlindje!

Ai ka festuar dje ditëlindjen e tij të 55-të, por duket se krahas urimeve me fjalë zemre dhe dhuratave që me siguri e kanë gëzuar, diçka apo dikush e ka mërzitur Ardit Gjebrean.

Një lajm që ai ka ‘thumbuar’ Blendi Fevziun gjatë një fjalimi të shkurtër që mbajti në ditëlindje, ka bërë dje xhiron e portaleve shqiptare. Lajm sipas të cilit u tha se producenti ka përdorur shprehjen: Gjenerali e bën, edhe me të rinj televizionin (duke u aluduar që ishte një ‘thumb’ drejtuar Fevziut, për mundësinë e ikjes së tij nga Tv Klan).

Por Arditi përveçse është mërzitur nga ç’ka lexuar, duke e  marrë si një dhuratë të keqe për ditëlindje, por ka shkruar edhe një sqarim në llogarinë e tij në facebook. “Po pse gënjeni? Po ku, a nga e gjetët? Për mua Sandri nuk është gjeneral, dhe kjo fjalë as që bën pjesë në fjalorin tim…”, ka nisur statusin e tij Arditi duke thënë se, në fjalimin që ai ka bërë gjatë festës së ditëlindjes ka patur edhe një falenderim për Sandrin, që i ka dhënë mundësinë e tij për 15 vite të jetë pjesë e Tv Klan nëpërmjet programit maratonë “E diela shqiptare”, ama Fevziu siç është aluduar nëpër portale nuk ka patur të bëjë fare me fjalimin. “Po ku hyn Fevziu këtu”, e mbyll statusin e tij Ardit Gjebrea.

 

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF