Diva Nexhmije Pagarusha rikthehet me “Mbushni gotat” dhe ne na u mbush shpirti! 0 517

Veprimtaria e saj është aq e gjerë, sa që është vështirë të thuhet se cilit zhanër i takon. Është e njohur për interpretimet e saj të shkëlqyera në muzikën shqiptare, këngët e të cilës nuk njohin kohë. Pas 16 vjetësh larg skenës, ajo u paraqit në vitin 2000 me këngën “Për ty” në një emision të drejtuar nga Ardit Gjebrea, i cili e bindi të bëjë këtë. 

Ndërsa tani, mbretëresha e muzikës shqiptare pas një kohe të gjatë rikthehet me një projekt muzikor. “Mbushni gotat” titullohet kënga me të cilën ajo vjen në duet me këngëtaren tjetër nga Kosova, Violeta Kukaj-Retkocerin. Kënga paraqitet para publikut me një videoklip ku këngëtaret shfaqen gjithë sharm.

Artistja 85-vjeçare edhe këtë herë na mahniti me interpretimin e saj, e si mund të ndodhte ndryshe, një diva si ajo nuk mund të shfaqet para publikut pa lënë gjurmë.

 

Previous ArticleNext Article