KreuCelebrity

Si për të sfiduar temperaturat, Kendall Jenner poston një foto toples

Ndoshta nuk është çudi kur sheh ndonjë nga anëtaret e familjes Kardashian që publikon foto nudo. Por, në fillim u duk sikur Kendall Jenner ishte më “normalja”prej tyre, e cila kishte një profesion të mirëfillt që i jepte famë, me forma normale trupore, mirëpo me kalimin e kohës e kuptuam që rrjedha mori edhe bukuroshen 22-vjeçare.

Kim Kardashian mbahet si “mbretëresha e nudove” në këtë familje, për të ndjekur më pas nga Kylie Jenner, e ndërsa së fundmi edhe Kendall ka publikuar një foto në profilin në Istagram ku shfaqet toples, po pjesët intime i ka mbuluar me dy emoji akullore.

Ajo është vendosur në qendër të vëmendjes së mediave pas puthjes së saj me vëllain e motrave Hadid. Duket sikur, kjo është një formë e saj marketing për të tërhequr vëmendjen nga puthja, tek fotot toples dhe “po” ia ka dalë.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF