Kledi Kadiu rikthehet në Shqipëri! Ja spektakli ku do e shohim së shpejti

Sezoni i ri televiziv duket se do të rikthejë në atdhe, një prej balerinëve më të njohur dhe më të dashur shqiptar, Kledi Kadiu.  Thuhet se ai do të jetë pjesë e jurisë profesioniste në spektaklin “Dance With Me”, të Vera Grabockës dhe Alketa Vejsiut, i cili pritet të nisë sezonin e ardhshëm në ekranin e TV Klan.

Juria e këtij spektakli ka pësuar disa ndryshime të vogla ndër vite. Në vend të balerinit, Ilir Avdylit, i cili ishte në edicionin e parë të këtij spektakli, erdhi koreografi, Albi Nako, ndërkohë që dyshja tjetër Robert Aliaj dhe Valbona Selimllari, vazhduan të jenë në pjesë e trupës Gjykuese të “Dance With Me”. Mesa duket, në vend të Albi Nakos, tashmë do të vijë, balerini shqiptar i njohur ndërkombëtarisht, Kledi Kadiu.

Ndërkohë të reja ka dhe nga jeta e tij private. Ai dhe partnerja e tij, Charlotte Lazzari do të martohen më 28 qershor. Çifti ka së bashku edhe një vajzë të vogël, 2-vjeçare të quajtur Lea. Mësohet se ceremonia e martesës do të realizohet, buzë liqenit të Braçiano-s. Në këtë dasmë, që me siguri do të jetë madhështore, do të ketë të ftuar VIP nga bota e artit, modës, sportit por edhe më gjerë.

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article