KreuFashion

Masazhi i fytyrës, i vlefshëm sa një krem i shtrenjtë!

Një ditë e tërë në udhëtim, normalisht e lë lëkurën të dehidratuar, të thatë e të trishtuar, por masazhi në indet lidhëse e ben lekurën të freskët. 

Një ndër elementët më të anashkaluar në rutinën e përkujdesit ndaj lëkurës, sidomos ndaj fytyrës është masazhi. Mënyra se si funksionon një krem apo produkt i përkujdesit të lëkurës është ngushtësisht e lidhur me mbajtjen të tonifikuar të muskujve nën lëkurë.  Mungesa e masazhit bën që toksinat të qëndrojnë më gjatë në fytyrë, si edhe tensioni i akumuluar gjatë stresit të ditës duke i larguar shkëlqimin lëkurës, kontribuon në krijimin e relievit të rudhave, pikave të zeza, poreve dhe mos përthithjes së vlerave ushqyese së brëndshmi.

 Shpesh kërkohen kremëra të vetëpërthithshëm për të reduktuar kohën para pasqyrës, por aplikimi i kremit, serumit apo hidratantit duhet të jetë një mundësi për të masazhuar fytyrën.

 Me anë të teknikave të thjeshta të masazhimit të fytyrës bëhet e mundur nxitja e drenazhimit nga toksinat të sistemit limfatik të fytyrës duke lejuar kështu një qarkullim më të mirë të gjakut duke sjellë elementët e duhur ushqyes dhe rigjenerues të lëkurës, tonifikimin e muskujve nën lëkurë e për pasojë nxitjen e prodhimit të KOLAGJENIT, si edhe funksionimin më të mirë të produkteve të aplikuara mbi të, por edhe përthithjen e vlerave ushqimore të marra së brendshmi.

 Zgjedhja e një kremi sado të mirë nuk zvogëlon rëndësinë e masazhit si fazë e përkujdesit sistematik të lëkurës por duhet të shërbejë si moment për t’i realizuar të dyja.

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF