Zbulohet kush do të zëvendësojë Marinën te ‘Procesi Sportiv’, e njohim të gjithë! 0 1863

Me largimin e Marina Vjollca nga “Procesi Sportiv”, Manushi qëndroi i vetëm në studio për një sezon të tërë. Por mesa duket ka ardhur koha për t’u zëvendësuar, duke qenë ky muaj do t’i dedikohet krejtësisht Kampionatit Botëror, në një emision maratonë në ekranin e “Top Channel”.

Pas shumë e shumë emrave që u lakuan, fill pas largimit të bukuroshes, tashmë është përcaktuar edhe zëvendësuesja e saj, e cila nuk është një figurë e panjohur për ne. Në krah të Manushit, tashmë në “Procesin Sportiv” do të shohim Fjoralba Ponarin, stomatologia e cila u bë pjesë e “The Voice” një vit më parë.

Top Channel ka publikuar në profilin e saj zyrtar në Instagram, videon e plotë, që njofton çeljen zyrtare të emisionit maratonë për “Rusi 2018”.

Previous ArticleNext Article