KreuCelebrity

Bella Hadid na mëson si të bëjmë hije me elegancë!

Ka mënyra e mënyra për t’u mbrojtur nga dielli. Por Bella Hadid, me një foto të vetme tregoi se edhe pse duket e çuditshme, kapelja gjigande, artikulli më i diskutuar në Instagram, ka një funksion tejet të mirë e praktik, përveç faktit që duket dhe mjaft interesante.

Fotoja e supermodeles me kapelen që i bën hije e i mbulon më shumë se gjysmën e trupit, bëri bujë në rrjetet sociale.  Kapelet e stërmëdha të kashtës po kthehen në aksesorët më të fotografuar të sezonit, falë dizajnerit francez, Simon Porte Jacquemus. Këto copëza absurditeti në fakt kanë qenë një sukses në botën e modës e i kanë rrëmbyer zemrën plot emrave të famshëm. Edhe të bësh hije sot është shumë më shik se përpara, apo jo?

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF