KreuArt

Çanta e Kim Kardashian do t’i japë udhë një trendi të ri

Kur vjen fjala tek aksesoret, Kim Kardashianit mund t’i besohet thuajse verbërisht. Ylli i reality-t e ka treguar se merr vesh nga këto punë.

Vetëm disa ditë pas vizitës në Shtëpinë e Bardhë, ku siguroi lirimin nga burgu të një gruaje 62-vjeçare, të dënuar me burgim të përjetshëm për përfshirje në trafik droge, 37-vjeçarja u shfaq në Nju Jork e veshur në stil ushtarak, por të thyer mjaft këndshëm me njërën prej çantave më ekskluzive të momentit: Hermes Birkin. Ishte një mënyrë e menjëhershme për t’i dhënë krejtësisht tjetër peshë një kombinimi aq sportiv me flokët e kapur bisht mbrapa, çizmet e shkurtra të zeza të puthitura pas kyçit, make up-in pa të meta, Kim ishte nga koka te këmbët sinonim i asaj që mund të quhet një pamje shik.

Megjithatë ishte çanta ajo që rrëmbeu vëmendjen, e që me ngjyrën dhe përmasat më të mëdha se normalja, nuk është çudi të ngjallë menjëherë efektin “copycat” e t’i japë udhë një trendi të ri.

Tags:

Home Art

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF