Erion Veliaj në rolin e babait: Flet për herë të parë për djalin që do vijë në jetë 0 1292

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj do të bëhet së shpejti baba. Lajmin e bukur ai e dha në 1 qershor, pikërisht në festën e fëmijëve nëpërmjet një fotoje, ku shkruante: Gëzuar 1 qershorin nga ne të tre.

Në shtator të këtij viti, Erion Veliaj nuk do të dëgjojë më atë shprehjen tipike që i thuhej kur mbante në duar fëmijë në kopshtet e ndryshme të Tiranës që rikonstruktonte: po ky pse nuk e bën një të vetin?

Sot, ai ka qenë  nisjen e garave “Rally Albania” në sheshin “Nënë Tereza” dhe ka folur për herë të parë, për djalin që pret të vijë në jetë.

“Shpresoj që çuni i vogël të lindë shëndoshë e mirë, por po e lashë me Edvin Kasimatin (drejtor Gare) dhe me Juli Dhame (presidente e Garës), do përfundojë këtu dhe do vijmë unë me Ajolën kur të jetë mosha ime, duke e tërhequr zvarrë për në shtëpi. Po e çova në këto drejtimet e tjera, besoj se do t’i futet dhe ai angazhimit publik. Por me një xhaxha si Kasimati dhe një hallë si Juli, them që në këto ambiente do ta shihni shumë shpejt”,-u shpreh Veliaj.

Previous ArticleNext Article