KreuCelebrity

Një boks i thjeshtë dhe një gotë verë, trup perfekt!

47 vjeç, por me një trup perfekt, Amanda Holden e tregon qartë se si refektohet stili i jetesës tek ai momenti kur duhet të veshim rrobat e plazhit. Trajnerja e Britain`s “Got Talent” është nënë e dy fëmijëve, vetëm se me siluetën e saj fenomenale askush nuk do t’i jepte aq.

Sekretin po jua zbulojmë dhe ju: Amanda nuk beson tek dietat e rrepta. Jeta duhet shijuar thotë ajo; unë ha çdo gjë e pi çdo gjë. “Kam pasur një mike dikur që nuk arriti te 50-tat dhe keqardhjen më të madhe në jetë kishte faktin që kishte mbajtur gjatë gjithë kohës dietë. Unë për vete nuk e bëj”. Po atëherë, çne kjo formë fizike?

Përgjigjja është e thjeshtë: Amanda është e apasionuar pas fitnesit, bën ngjitje, e i efektshëm rezulton edhe boksi. Ai i thjeshti ama. Dilni bëni ushtrime, mos rrini para kompjuterit, është këshilla e saj. Bukuroshja britanike është vegjetariane dhe menune e ka të mbushur me avocado, qiqra e sallatë  quinoa. Bën vrap çdo mëngjes, por kur del darkave, e preferon edhe një gotë verë.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF