KreuFashion

Rudina Dembacaj më në formë se kurrë me bikini!

Aktorja e humorit Rudina Dembacaj mesa duket ka nisur ditët e pushimit, ne fund të fundit, pse jo, angazhimin e fundit artistik e mbylli me sukses. Në sfidën e saj të re, me pjesëmarrjen në “Kurthin e Piter Panit”, të gjithë e duartrokitën. Dembacaj edhe në rolin e Pipi Çorapegjatës përpara fëmijëve e të ftuarve e shoqëroi humori i hollë e plot batuta.

Sot Rudina ka publikuar në rrjete sociale një foto ku duket më sensuale se kurrë në plazh.

E veshur me një palë bikini të zeza, duket se Rudina ka rifituar plotësisht linjat pas lindjes.

“Me filtra”, – shkruan aktorja, e cila çdo situatë e përcjell me humor.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF