“Déjà vu”! Kate njësoj si Diana! 0 2237

Dukesha e Kembrixh, Kate Middleton i çoi fëmijët këtë dielë në ndeshjen e polos Maserati të organizuar për bamirësi.

Ajo tregoi anën e saj gazmore ndërsa garonte me princ George ndërsa William merrte pjesë në garë. Fotografia imiton momentin kur princeshë Diana mori pjesë në sportin e William në vitin 1989. Princeshë Diana e bëri turmën për vete kur mori pjesë në lojrat sportive të të birit në vitin 1989.

Dje nusja e saj Dukesha e Kembrixh provoi se ka të njëjtin shpirt aventurier ndërsa luante me fëmijët e saj gjatë një ndjeshje polo që zhvillohej për bamirësi. Një nga fotografitë është shumë e ngjashme me foton e princeshës Diana kur garonte kundër prindërve të shokëve të Williamit në ditën e sportit në Qershor të 1989.Veshur me një bluzë të bardhë dhe një fund të lirshëm e ndjera e mahniti turmën ndërsa fitonte kundër nënave të tjera.

Dukesha pasqyroi shpirtin aventurier të vjehrrës së saj duke garuar me fëmijët ndërsa filloi gara. Veshur me një fustan nga Zara 39.99 pound, dhe këpucë ortopedike Kate po kënaqej duke luajtur me Princin George dhe princeshen Charlotte.

Mami   Kate bashkë me dy fëmijët e saj u shfaq papritur duke surprizuar në ndeshjen e William në Tetbury dhe iu bashkuan fëmijëve të Piter Filips 7 vjeçares Savannah dhe motrën e saj Isla. Kate i mahniti fansat me pamjen e saj pasditen e së dielës ndërsa ajo George dhe Charlotte shkuan në Tetsbury, për të kaluar një pasditë të këndshmë me familjen.

 

Previous ArticleNext Article