Fundjava e Blendit, Rudinës, Hueydës ka të njëjtin lajtmotiv!   0 1257

Pas një jave intensive në punë, shkollë, apo në aktivitetet që secili prej nesh ka, fundjavën ‘e bekuar’ të gjithë mezi e presim. Dikush rend drejt detit, e një tjetër drejt malit, dikush me familjen e të tjerë me shokë e miq! Por për ata që janë prindër, fundjava apo ditët e pushimit janë vetëm të atyre, të vegjëlve, të cilët duken se kërkojnë ‘shpagimin’ e ditëve që mami dhe babi ishin në punë dhe nuk mundën t’i përkushtoheshin aq sa të donin ata. Dhe ja kështu kanë bërë edhe prindërit VIP shqiptar këtë fundjavë. Kanë hequr, kollaret, takat, kostumet, e kanë shpenzuar kohën më të bukur në botë me të vegjlit e tyre.

Ashtu bëri babi Blendi teksa është ulur në tapetin e dhomës së vogëlushes Alis dhe të dy bashkë kanë bërë një kullë të lartë më ‘lego’. Fare jashtë kostumit të “Opinion”, moderatori duket më i relaksuar se kurrë.

Kush ka vajza, me siguri ka qenë në vendin e Rudinës. Është e pamundur të kesh nje vazjë të vogël dhe t’i kesh rezistuar lutjeve të saj për të ta bërë ajo grimin. Dhe ja tek është mami Rudina, e cila këtë fundjavë ka patur make-up artisten më të mirë në botë, Mian luleqingji, siç mami Rudina i thotë të voglës së saj. Mia i ka lyer buzën mamit, sytë, dhe po i vë dorën e fundit rimelit. Ne jemi të sigurt që luleqingji i mami Rudinës i ka konkuruar të gjithë artistët e grimit me të cilët moderatorja ka bashkëpunuar gjatë gjithë karrierës së saj.

Kaçurrelsi i bukur i mami Hueydës, është një ndër fëmijët më të ëmbël që kemi parë. Këtë fundjavë Hueyd El Saied së bashku me të birin Gabriel kanë shkuar në një park lodrash, por që në sajë të Gabrielit parku u kthye në një arenë kërcimi. Mami Hueyda e ka filmuar kingun e vogël me kacurrela, teksa ai fare pa komplekse ka kërcyer krejt si një balerin profesionist. Në fakt s’ka nga ngjan fare nga kjo anë Gabrieli! Nuk e dimë çfarë ka menduar mami, por ne votojmë që Gabrieli të bëhet balerin kur të rritet.

 

Previous ArticleNext Article