“Ocean’s 8” premiera e javes në kinema Millennium 0 293

  Yjet femërore të Hollivudit bëhen bashkë në një film të vetëm! “Ocean’s 8”, superkomedia  e verës sjell brenda një historie, Sandra Bullock, Cate Blanchett, Anne Hathaway, Mindy Kaling, Sarah Paulson, Awkwafina, Rihanna, dhe Helena Bonham Carter. Të gjitha rreth një komploti për të vjedhur në zemër të Nju Jorkut, në Met Gala. Komedia shfaqet premiere ne kinema Millennium prej dates 14 qershor vetem pak dite pas premieres boterore.
“Ocean’s 8” është drejtuar nga regjisori Gary Ross bazuar në skenarin e shkruar nga vetë regjisori dhe Olivia Milch. Filmi është një spin-off nga triologjia “Ocean” e Steven Soderbergh.   Tetë aktorët kryesorë të kastit, kanë fituar 4 Oscars  si Sandra Bullock, Cate Blanchett, Anne Hathaway,  dhe Matt Damon, ndërsa Helena Bonham Carter ka një nominim për Oscar. Të tjerë aktorë kanë nw karrierwn e tyre, 2 çmime Emmys, 8 Grammys, 6 Golden Globes dhe 5 cmime BAFTA.
    Në fundjavën e parë të projeksioneve në shtetet e bashkuara të amerikës dhe në Kanada 12.2 milionë dollarë ndërsa bashkë me tregjet botërore ku sapo ka bërë debutimin në ekranin e madh , shuma e arkëtimeve shkon në 53.7 milionë dollarë.
    
Kritika ka vlerësuar maksimalisht lojën e aktorëve në mënyrë të vecantë interpretimin e aktoree Bullock dhe Hathaway. Filmi është ka një ritëm komik të cilit është e pamundur që t’i rezistosh.- shkruan kritika.
Previous ArticleNext Article