Aktorja e ëmbël, shtatzënë 0 203

Aktorja Hilary Duff jep lajmin se pret të bëhet nënë për herë të dytë, por kësaj radhe e një vajze, me të dashurin e saj këngëtarin Matthew Koma. Dyshja u shfaq në një event të ‘Entertainment Weekly’, të veshur chic dhe në krahët e njëri-tjetrit. Ata u fotografuan në tapetin e kuq së bashku teksa dukeshin shumë të dashuruar.

Aktorja Duff ka deklaruar pak kohë më parë se rezultonte e pafat në marrëdhëniet me meshkujt. Me siguri kjo kohë përkon me periudhën kur ajo i ka dhënë fund martesës së saj me  Mike Comrie në 2014. Dhe ja, i dashuri saj Matthew Koma duket se e ka ndryshuar idenë e Hilary për marrëdhëniet me meshkujt.  

 “Nuk kam patur asnjëherë marrëdhënie të mirë me takimet e para; nuk dua te identifikohem si femër e cila nuk jeton dot pa një partner,” është shprehur Duff para se të njihej me Matthew Koma.

Aktorja ka një djalë 6 vjeçar me ish-bashkëshortin e saj Comrie me të cilin deklaron se ka një marrëdhënie të shkëlqyer, duke bërë kështu të shëndetshme jetën e fëmijës të tyre.

Previous ArticleNext Article