Kate Middleton do të “zhduket” disa muaj 0 1473

Një lajm i keq nga familja mbretërore,  Dukeshën Kate nuk do ta shohim deri në muajin tetor. 

Kate Middleton edhe pse është bërë nënë për herë të tretë, vetëm një muaj më parë i mahniti sërish të gjithë me look-un e saj, në eventin më të fundit ku merrte pjesë familja mbretërore.

E veshur me një fustan të mrekullueshëm bojëqielli nga firma e njohur Alexander McQueen, Dukesha e Cambridge u shfaq në forma perfekte. Paçka pamjes mahnitëse të Kate gjatë dasmës së Princit Harry dhe aktivitetit të Forcës Ajrore të Mbretërisë së Bashkuar, Dukesha e Cambridge nuk e ka marrë lejen e lindjes, e cila i jepet të gjithë pjesëtarëve të familjes mbretërore pasi lindin.  

Për këtë arsye, Kate nuk do të dalë në publik për 6 muajt e ardhshëm, në mënyrë që të mund të kujdeset për të voglin e saj, Prince Louis. Fëmija i tretë i Dukës dhe Dukeshës së Cambridge erdhi në jetë në 23 Prill 2018.

Previous ArticleNext Article