Shakira rikthehet në skenë, tregon problemet para fansave 0 887

Problemet vokale të Shakirës e bënë të pamundur turneun e saj ‘El Dorado’, duke e shtyrë për disa muaj. Ndërsa këngëtarja më në fund u shfaq para publikut duke performuar hitet e saj ndër 20 vite karrierë.



Ky është turneu i parë pas 7 vitesh i saj pasi u tërhoq nga muzika për t’iu përkushtuar familjes që krijoi me futbollistin Gerard Pique. Në shfaqjen e saj në Hamburg, 41-vjeçarja dukej e tronditur, ndërsa pranoi problemet shëndetësore. “Viti i kaluar ishte një nga kohët më të vështira të jetës time. Të jem përsëri në skenë është kaq emocionuese”, ka folur para fansave të saj.

Teksa tregonte mes emocionesh problemet e saj, Shakira rrëfeu se pati shansin e mirë të rikuperohej vetëm në gjendje natyrale pa patur nevojë për ndërhyrje. “Duket kaq ndryshe këtë herë. Në të kaluarën, eksperienca ime në skenë ishte pak ndryshe. Atëherë thosha se këta janë për mua dhe unë duhet të performoj mirë për ta. Ndërsa tani them se është mundësi shumë e madhe që të bëj një turmë të buzëqeshë. Ka patur disa raste që dyshoja nëse do të isha sërish para një turme për të performuar këngët e mia”, tha Shakira.

Previous ArticleNext Article