7 brande për fondatinën perfekte me çmime ekonomike! 0 1112

Stina e verës nuk sjell vetëm kënaqësinë e plazhit, ditët e gjata dhe pushimet e shumëpritura. Për shumë vajza një nga kokëçarjet më të mëdha është të gjesh ngjyrën e duhur të fondatinës, sidomos pasi ke marr ngjyrë në plazh.

Make up Artist dhe Gurutë e bukurisë “ bërtasin” me të madhe dhe thonë me bindje që ngjyra e duhur e make up-it është hapi i parë për t’ju bërë të dukeni si të sapo dala nga një sallon bukurie!

Bordo u jep një ndihmë drejt rrugës së “makeup-it të ëndrrave” duke ju sjellë këto marka, të cilat mund të gjenden dhe në Shqipëri dhe secila prej tyre ka deri në 40 tonalitete të ndryshme, ku do ta gjeni lehtësisht atë që doni.

Ju urojmë blerje  të mbarë!

Dior me një linjë të re të quajtur “Backstage”, më e përballueshme se linja e luksit. Ky produkt kushton 40$ dhe ka plot 40 tonalitete!

COVER GIRL me linjën e re që doli në treg në maj të këtij viti sjell tonalitete të çelura, të mesme, “të puthura nga dielli” dhe shumë të errëta. Merrni atë që ju përshtatet për 8$.

Maybelline me linjën e saj “Fit Me” ka qenë në treg që në 2017, por tani vjen me 40 tonalitete nga vetëm 16 dhe me çmimin super ekonomik për 8 $.

Make Up Forever është në anën më luksoze të make up-it ,por nëse mund të përballoni të paguani 40$ për një produkt bukurie me siguri që kjo linjë do t’iu japë atë që kërkoni!

M.A.C  ka nisur të marr famë edhe në Shqipëri. Kjo fondatinë është perfekte  për këtë stinë sepse  ka në përbërje të saj SPF 15. Për 30$ keni edhe kremin mbrojtës edhe fondatinën perfekte! Do ta quanim një blerje me mend!

Lancome, ashtu si Dior, Estee Lauder, Channel etj është një nga firmat më të preferuara edhe nga yjet e Holliwood-it për përkujdesin ndaj lëkurës. Lancome vjen me çmim disi më ekonomik se çmimet e zakonshme. 47$ duhen për t’iu dhënë fondatinën perfekte!

Estee Lauder ofron luksin për 42$! Më mirë të kurseni pak dhe të merrni diçka me cilësi. Për më tepër përfitoni 42 nuanca.

Previous ArticleNext Article