8 modele manikyri që duhen provuar patjetër këtë verë! 0 590

Nuk ka rëndësi nëse preferon rozën e lehtë apo nuancat e ndezura; janë ca modele thonjsh që këtë sezon nuk duhen lënë pa provuar. Mbi çdo ngjyrë të preferuar, por sidomos ato të çelëtat, duhet shtuar elementi metalik.

Thonjtë e bardhë do të jenë gjithmonë tendencë, por këtë herë janë domoshmëri, sidomos me trupin e nxirë. Nëse ju duken tepër të thjeshtë, mund t`i shtoni ca elementë gjeometrikë ose shkëlqim.

Mermeri i zi; e do pak guxim ky lloj manikyri me look ndërgalaktik.

Trendin e mermerit e gjejmë të gërshetuar edhe me të bardhën, grinë e bojëqiellin. Pak hare nuk bën dëm- luaj një çikë me ngjyrat e forta dhe ndonjë vizatim gazmor.

Ombre-t nuk ka përse të aplikohen vetëm te flokët: një shkrirje e ngjyrave pastel tek thonjtë preferohet shumë së fundi.

Thonjtë “Picasso“ po përhapen me shpejtësi; të bëjnë të dukesh e veçante dhe jokonformiste. Ngjyrat e ylberit janë dhe ato një eksperiment interesant, gjithmonë për stinën e verës sigurisht.

Previous ArticleNext Article