Apartamenti 2XL largohet nga Vizioni, Jul Deda zbulon destinacionin e ri 0 99

Aktori i humorit Julian Deda përmes një statusi në Facebook ka konfirmuar zhvendosjen e spektaklit të humorit “Apartamenti 2XL” drejt një televizioni tjetër shqiptar.

Në postimin e tij Juli teksa falenderon drejtuesit e televizionit, duke theksuar komoditetin prej 9 vitesh që Iiofruan, falenderon të gjithë bashkëpunëtorët e tij për sukseset, duke treguar se ka pasur edhe “shkarje të këmbëve” siç i quan ai rastet kur karriera e tij nuk paska qenë aty ku ai ka pretenduar. “Tani le të ecim përpara”, – shkruan aktori i humorit, – Jul Deda.

 

 “Bashke me stafin po nisim një rrugëtim të ri në një tjetër TV. Për mua është një rikthim dhe sigurisht përgjegjësia për të bërë diçka të mirë dhe të suksesshme është e madhe. Me ndihmën dhe përkrahjen e publikut jam i bindur se do ja dalim”, mbyll Juli postimin e tij.

Previous ArticleNext Article