Gabimet trashanike të VIP-ave! 0 1033

Janë të pasur, të famshëm e kanë kapur majat e shoqërisë, ama kur vjen fjala te respektimi i etiketës mbretërore, shumë prej VIP-ave duket qartë që nuk ia kane idenë fare. Kjo për shkak se protokolli mbretëror përbëhet nga një sërë rregullash të pashkruara, për të cilat të duhet informacion, në të kundërt, dështimin e ke në xhep.

Listën e kryeson kryeredaktorja legjendare e revistës ‘Vogue’, Anna Wintour, që u shfaq në javën londineze të modës në krah të Mbretëreshës Elisabet, por bëri një gabim të rëndë: nuk I hoqi syzet e diellit ndërsa fliste me të.

 

Ed Sheeran I preku krahun Princit Charles, kur ai po i dorëzonte çmimin MBA vitin e kaluar, në pallatin Buckingham.  Kantautori nuk e dinte se në këtë mënyrë, po shkelte rëndë protokollin.

Allison Janney i ka rresht gabimet: në ceremoninë e fundit të çmimeve Bafta, iu drejtua Kate Middleton-it me shprehjen: “e dashur“. Fituesja e cmimit Oskar për një rol dytësor, nuk u mjaftua me kaq, por edhe e këshilloi me dashamirësi Dukeshën, asokohe shtatzënë, të hiqte këpucët. Ai që pasoi, ishte një moment i sikletshëm.

Legjenda e Hollivudit, Mickey Rooney ndërkohë I kishte puthur një herë dorën Mbetëreshës Elisabetë, gjest ky krejtësisht i palejueshëm, por e shpëtoi fakti që monarkja mbante veshur doreza.

Previous ArticleNext Article