Gjykata kalon fëmijët në kujdestarinë e Brad Pitt!! Ja pse 0 1120

Divorci i aktores Angelia Jolie dhe Brad Pit ‘mbërtheu’ botën e show biz për një kohë të gjatë. Pas kësaj, mediat folën gjatë edhe për periudhën e vështirë që po kalonte Pitt, i cili deklaroi pas divorcit se nuk mund të jetonte pa fëmijët.



Por pasi plagët e dhimbjes së divorcit nga bukuroshja Angelinë u fashuan paksa, një lajm i mirë për Brad Pit vjen nga gjykata. Ai do të ketë në kujdestari fëmijët derisa sa Jolie të mbarojë xhirimet e filmit ‘Maleficent 2’ në Mbretërinë e Bashkuar këtë verë.

 

 

Aktores me famë botërore, Angelia Jolie i është kërkuar nga gjykata se duhet ta lejojë Brad Pit të shikojë fëmijët rregullisht.

 

Bazuar te dokumentet gjyqësore që zotëron ‘Daily Mail’, trupi gjykues në Los Angeles është i vendosur se sa më shumë kohë fëmijët të kalojnë me babain, aq më mirë do të jetë për zhvillimin e tyre.

Ish-çifti më i famshësh hollivudian, gjatë negociatave pas divorcit, nuk u ka pëlqyer kurrë që një gjykatës të vendosë për fatin e fëmijëve të tyre, por mesa duket vendimi do ta gëzojë pa masë Brad Pitt.

Previous ArticleNext Article