KreuArt

Hervin Çuli, lumë ofendimesh drejt Mirush Kabashit!

Drejtori i Teatrit Kombëtar  Hervin Çuli duket se është indinjuar tej mase me një prej kolegëve të tij, Mirush Kabashin.

Në një status të gjatë të shkruar në facebook, Çuli ka hedhur një lumë ofendimesh dhe sharjesh ndaj Kabashit, pasi ky i fundit është shprehur në studion e Eni Vasilit, kundër projektit të qeverisë për të shembur godinën e Teatrit Kombëtar. Por duket se nuk ka qenë kjo arsyeja e vetme e acarimit të drejtorit të teatrit. Mirush Kabashi ka folur në emision edhe për një lloj çensure  nga ana e Çulit, në tekstet që luhen në teatër.

“Sigurisht që ka çensurë. Ajo ka kaluar nga pushteti në teatër. Jemi më keq se në diktaturë”; është shprehur interpretuesi i “Apologjia e Sokratit.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Çulit, i cili e ka quajtur Kabashin gënjeshtar ordiner, që gënjen me zërin e tjetrit. Sipas drejtorit te teatrit, Mirushi është paguar kot për 15 vite, pasi është ngjitur vetëm një herë në skenën e TK.

 

 

Tags:

Home Art

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF