Ledion Liço feston ditëlindjen! Kunata Lori ka disa falenderime për të! 0 1606

Moderatori karizmatik i Top Channel feston sot ditëlindjen e 32-të. Krahas dhjetrave urimeve që me siguri ka  marrë Ledion Liço sot, fjalët që kunata e tij Lori, ka zgjedhur për ta uruar dëshmon edhe një herë marrëdhënien e bukur dhe të ngushtë që ata kanë bashkë.

“Gëzuar ditëlindjen këtij shpirti të bukur. Faleminderit që më ke mësuar se si të jem vetvetja, faleminderit që e ke bërë motrën time më të lumturën, dhe faleminderit për London birin”, ka shkruar Lori në urimin e bukur për kunatin.  Mesa duket figura e Ledionit është tejet e rëndësishme në jetën e Lorit, duke krijuar një lidhje shumë të bukur, që tejkalon marrëdhëniet tipike mes kunetërish.

 

Previous ArticleNext Article