Nicole Scherzinger, arsyeja pse nuk kemi dëgjuar më për të! 0 806

Nicole Scherzinger kishte të gjitha gjithmonë në qendër të vëmendjes, e sukseshme me grupin e vajzave “Pussycat Dolls”, role në filma të mëdhenj dhe një mundësi në dukje perfekte për të ndjekur një karrierë solo.

Ajo mund të kishte shkuar në rrugën e Beyoncës, Justin Timberlake, ose Camila Cabello por në vend të kësaj, kjo artiste na u largua nga sytë si me magji.

A mund të ketë një rikthim, apo aq ishte shkëlqimi i saj.

Në faqen e saj të Instagram-it Scherzinger vihet re se ajo po punon fort me format fizike, duke harxhuar orë të tëra në palestër me trajnerin personal.

Programi i fitnesit të Scherzinger është i veçantë dhe intensiv. Në një intervistë me Glamour, ajo zbuloi se ajo ka zbuluar prioritetin e momentin. “Palestra më mban në formë, djersij shumë dhe trajneri im është i pamëshirshëm, ka treguar ajo me humor.

Ndoshta së shpejti do e shohim sërish, por këtë here për të na surprizuar edhe me format fizike.

Previous ArticleNext Article