KreuFashion

Si do të ishte bota vetëm me 100 njerëz!

Popullsia e botës ka arritur tashmë 7.5 miliardë banorë. Ky numër kaq i madh frymëzoi organizatën “100people.org”, që të sillte një statistikë ndryshe. ‘100 People Foundation’ na prezantoi me një botë me vetëm 100 njerëz dhe ja si do të ishin gjërat.

Nëse bota do të kishte vetëm 100 njerëz  50 do të ishin burra dhe 50  do të ishin gra.

25 fëmijë, 75 të rritur nga të cilët 9 do të ishin 65 vjeç ose më tepër.

Do të ishin 60 aziatikë, 16 afrikanë, 14 amerikanë  dhe vetëm 10 europianë.

Vetëm 86 persona do të ishin në gjendje të shkruanin dhe të lexonin, 7 do të kishin një diplomë kolegji dhe 40 do të kishin të drejtë hyrjeje në internet. Nga këta 100 njerëz, 22 do të ishin të pastrehë . 1 person do të ishte duke vdekur nga uria, 11 do të ishin të kequshqyer dhe 22 do të vuanin nga mbipesha.

Mesa duket edhe nëse botën do ta popullonin vetëm 100 njerëz pabarazia do të ishte sërish pjesë…

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF