Skandalet seksuale kësaj here në botën e modës! 0 193

Pushteti, emri i madh dhe fama nuk mjaftojnë ndonjëherë për t`i shpëtuar pasojave të veprimeve të tua. Bashkëthemeluesi i Guess-it, Paul Marciano dha dorëheqjen nga posti i drejtorit ekzekutiv, edhe pse do të qëndrojë në bordin drejtues deri në 2019-tën.

Arsyeja ishte ajo që po trondit prej disa kohësh Hollivudin e më gjerë: ngacmimet seksuale.

Komisioni i posaçëm, i ngritur për të verifikuar akuzat ndaj Marcianos, për puthje e ndukje me duar, nuk i konfirmoi dot pretendimet që e dëmtojnë aq shumë reputacionin e tij, ama dëshmoi një gjykim shumë të dobët të 65-vjeçarit në komunikimin me modelet dhe fotografët.

Modelja e njohur amerikane, Kate Upton ishte ajo që u ankua e para në muajin shkurt për sjelljen e pahijshme të drejtorit kreativ të Guess-it, e madje foli hapur për agresion seksual.

Zyrtarisht fajtor ose jo, fakti është që kompania me bazë në Amerikë dhe Marciano vetë do t`I paguajnë 500.000 dollarë pesë individëve.

Kështu ndodh kur nuk i mban duart në vend.

 

Previous ArticleNext Article