KreuCelebrity

Beyonce dhe Jay-Z dhurojnë bileta falas!

Beyonce dhe Jay – Z njihen si një nga çiftet më të pasura të Hollywood-it, por këtë herë ata nuk janë përfolur për llogarinë e majme bankare por për turneun e tyre të përbashkët ‘On the Run II”. Çifti mesa duket po shpërndan bileta falas për të përmbushur vendet e zbrazëta në turneun e tyre.

Personat që kanë qenë në koncertin e tyre në Glasgow kanë konfirmuar se iu ishin dhuruar bileta falas për shkak të vendeve të zbrazëta.

Ndoshta arsyeja për vendet e zbrazëta kanë qënë çmimet e biletave shkojnë nga 50$ deri në 475$ për ulëset VIP.
Ky turne është vazhdimi i turneut të tyre të parë që u mbajt në 2014 i quajtur “This is real love”.

Turneu i tyre i dytë “On the Run II” do të kalojë nëpër Angli, Holandë, Danimarkë, Suedi, Gjermani, Poloni, itali, Spanjë dhe Francë përpara se të kthehen në SHBA dhe Kanada nga korriku deri në tetor.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF