Gara e ekraneve për sportin bën bashkë profesionistët dhe vajzat seksi! 0 1136

Nisin sot ethet e kmapionatit botëror të futbollit. Për një muaj rresht sportdashësit por jo vetëm, do të  gozhdohen para ekranit, nëpër shtëpi, bare apo pse jo ndonjëherë edhe në zyra, për të ndjekur skuadrat e tyre të zemrës. Ekranet shqiptare kanë nisur garën e transmetimit të programeve të sportit, për të rrëmbyer audiencën, e cila duket se do ta ketë të vëshirë për të zgjedhur ‘kutinë’ në të cilën do të ndjekin komentet pas ndeshjeve nga profesionistët e fushës. Nga analistet femra, tek vajzat super seksi e deri tek aktorët e humorit, televizonet shqiptare kanë nxjerrë ‘asët nën mëngë’, për të ‘vjedhur’ sytë dhe veshët e audiencës drejt tyre.

“Top Arena” do të jetë programi me të cilin ekrani i Top Channel do të ‘thithë’ audiuencën për gjatë gjithë muajit të Kampionatit të Botërorit. Formula edhe këtë vit është e njëjtë. Por risia kësaj here është bukuroshja që do të moderojë krah Edi Manushut. Ajo është një bjonde tejet tërheqëse dhe quhet Fjoralba Ponari. Çdo mbrëmje në orën 22-00 Edi, Fjoralba dhe të ftuarit do të jenë formula me të cilën televizioni ka mendur të fitojë audiencën.

“Ruleta Ruse” do ‘godasë’ kësaj here nga ekrani i ABC News. Pandi Laço dhe brunia simpatike Orjola Bomi do t’ju presin çdo natë për t’ju sjellë në shtëpitë tuaja gjithçka do të ndodhë në “Rusi 2018”. Ndryshe  nga panelet e të ftuarve të emisioneve sportive që kemi parë deri sot, për herë të parë në Shqipëri ekrani i këtij emisioni ka menduar të sjellë analiste femër. Do të jetë Klodiana Shala ajo që krah të ftuarve të tjerë, do të komentojë çdo natë ndeshjet, lojtarët  dhe çdo gjë që ndodh në fushë.

“Magjia e 21-të” ju fton të ndiqni TVSH këtë muaj, kryefjalë e të cilit është futbolli. Drejtuesit e këtij televizioni kanë menduar një strategji interesante, për të tërhequr audiendecën kah këtij ekrani. Ata që do të zgjedin ‘kutinë’ e TVSH, do të kenë mundësi që krahas sportit të tyre të dashur të argëtohen edhe me humor, të cilin do ta sjellë një prej aktorëve më të mirë siç është Florian Binaj. Aktori i Portokalli nuk do të  dalë edhe këtu nga ‘lëkura’ e tij. Moderatorja Hygerta Sako dhe Erjona Sulejmani, ish-bashkëshortja e futbollistit të Kombëtares Blerim Xhemali do të jenë çdo natë në  studio sëbashku me Florin, për t’ju sjellë nga afër emocionet e këtij botërori.

“Botërori Rusi 2018” me ‘të zotë shtëpie’, Stela Kotri dhe Gerti Çarçani ju fton të ndiqni ekranin e Ora Neës këtë muaj emocionesh dhe ethesh futbolli. Moderatorja simpatike ka treguar enkas për këtë program është realizuar një studio dhe skenografi që do të na lërë pa fjalë. Emisioni do të kthehet në një arenë diksutimi në Ora Neës, ku krahas futbollit do të diksutohet edhe për informacione rozë, apo për femra të bukura të cilat në çdo kampionat futbolli, por jo vetëm bëhen shpesh kryefjalë e mediave botërore.

Previous ArticleNext Article