KreuCelebrity

Kampionati Botëror, Robbie Williams gjest debatndjellës në Rusi!

Robbie Williams pushtoi ceremoninë e çeljes së Kampionatit Botëror të futbollit në Rusi me një përzierje të hit-eve të tij më të mira, por nuk këndoi `”Party like a Russian”. Lëvizje e mençur kjo, ishte mirë të shmangej në tokën ruse  kënga që i vë rusët në lojë!

Robbie shkëlqeu në krah të sopranos së njohur e mjaft bukuroshe vendase, Aida Garifullinan.

Por meqenëse duket se e ka të pamundur të mos shkaktojë polemika, e bëri dhe një gjest debatndjellës përpara kamerave. Me mijëra rusë të entuziasmuar e lanë sidoqoftë t`i argëtonte e t`i mbante ngritur në këmbë.

Eventi më i madh sportiv i planetit mori udhë në këtë mënyrë mes kremtimeve luksoze, të famshmit Ronaldo, violinistit Yuri Bashmet e pianistit Danil Triifonov. Bukur, goxha atmosferë, por disa u ankuan se ceremonia ishte shumë e shkurtër ndërsa ca thanë se ngjante më shumë me pushimin e një ndeshjeje të Super Bowl-it.

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF