Era Istrefi sëbashku me Will Smith dhe Nicky Jam janë artistët që u zgjodhën për të kënduar këngën zyrtarë të Kampionatit Botëror të Futbollit 2018.
Ndaj një arsye më shumë për të pritur sot me padurim çeljen e kësaj gare në orën 16-30 në Moskë, ishte pikërisht fakti se Era do të performonte në fushën e blertë. Por mesa duket jo. Gazetari i sportit në Top Channel Glenti Nallbani i ftuar sot në emisionin “Wake Up” i ka ‘prerë krahët’ të gjithë fansave të Istrefit, pasi ai tha se sot, në ceremoninë e hapjes së Kampionatit të Futbollit nuk do të këndohet “Live It Up”.
Mesa duket sipas Nallbanit, Era do të këndojë vetëm në finale, pasi sot në Moskë do të këndohet vetëm himni.