Nuk ndalet Soni Malaj! Sërish bashkëpunim me një tjetër yll ndërkombëtar! 0 1441

Zeshkania e muzikës shqiptare sapo ka publikuar klipin e saj më të ri, në bashkëpunim me këngëtarin e njohur latin të muzikës ‘regaton’, Jowell.

Duket se ende pa shijuar suksesin e këngës “En la intimidad”, Soni Malaj ka një tjetër surprizë për fansat. Një prej këngëve Hit të muzikës latine “Sensual Inspiration”, do të vijë në një version të përpunuar dhe lajmi i bukur në këtë mes është fakti që Soni Malaj do të jetë pjesë e këtij projekti.

Hiti i kënduar nga yjet e muzikës latine si Jowell dhe Farruko është një ndër këngët më të pëlqyera në Amerikën Latine. Farruko është është një emër shumë i njohur i muzikës ndërkombëtare, pasi ia ka realizuar disa bashkëpunime me emra të njohur si Nicki Minaj, apo J. Balvin.

Ndaj ne jemi gjithë sy e veshë për të parë rikrijimin e këngës me timbrin e bukur të zërit të Sonit dhe padyshim hijeshinë që e karakterizon bukuroshen shqiptare.

Previous ArticleNext Article