Strategji stili nga një ëngjëll i Victoria`s – të mahnitësh me thjeshtësi 0 370

Kur vjen fjala te veshjet, Martha Hunt nuk i ka qejf komplikimet. Edhe pse në sfilatat e “Victoria`s Secret” është kokë e këmbë e mbuluar nga shkëlqimi, në jetën reale, bukuroshja amerikane preferon krejt të kundërtën.

Strategjia ime e modës është thjeshtësia, thotë 29-vjeçarja; ajo mund të jetë në të njëjtën kohë e bukur dhe të tregojë diçka për ty. Hunt ka parasysh disa ikona të stilit duke nisur nga ato më klasiket si Brigitte Bardot e deri te vajzat moderne të tipit Zoe Kravitz.

 

 

Kur vjen fjala te vera pastaj, aty frymëzimin ia sjellin femrat franceze, joshëse dhe seksi pa shumë mundim. Kujtoni pak Jane Birkin. Më konkretisht, Hunt këto kohë është duke eksploruar stilin e saj bohem me stilisten Emma Jade Morrison: fustane me lule dhe bluza e funde vintage.

Previous ArticleNext Article