KreuCelebrity

Trendi i ri: gurët gjysmë të çmuar- bizhuja e fytyrës

Bizhutë e fytyrës na tregon Lupita Nyong`o  se si t`i përdorim me hijeshi.

Në mbrëmjen e Açessories Council ACE Awards, aktorja u shfaq me cepat e syve të zbukuruar nga gurë të vegjël Swarovski në, ngjyrë blu e të gjelbër. Gurët mbulonin edhe çantwn e saj të dorës në formë ananasi, vetëm se këtë herë mbizotëronte një tjetër ngjyrë: roza.

Përzgjedhja nuk ka qenë rastësore: artisti i make up-it Nick Barose është kujdesur t`i seleksionojë me dorën e tij gurët, ngjyrën dhe formën e tyre, duke u nisur nga tiparet e fytyrës për atë që e cilëson “njw look prej personazhi vizatimor”. Detajet shkonin deri te përshtatja e gurëve me fustanin e Carolina Herrera-s dhe harmonia me vëthët e gjatë të varur apo lëkurën plot shkëlqim, elementë që reflektonin të gjithë së bashku bukurinë e ditëve të mirëpritura plot diell.

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF