Vodafone prezanton në një event special: Fuqia e “Internet of Things”! 0 1832

Fuqia e Internet of Things, teknologjia që po revolucionarizon botën, po mbërrin edhe në Shqipëri. Dhe kur bëhet fjalë për inovacion, Vodafone është gjithnjë në pararojë.

Një sërë produktesh inteligjente, si pjesë e paketës “Vodafone Connected”, të cilat do t’u mundësojnë klientëve të ndjehen të sigurtë, të përkujdesen për të dashurit e tyre edhe atëherë kur nuk gjenden dot pranë, të kenë kontroll mbi shtëpitë e tyre edhe kur nuk janë në shtëpi etj., u prezantuan pasditen e së mërkurës në një event të madh ku ishin të pranishëm personazhe të njohur e të rendësishëm të politikës, biznesit e medias në Shqipëri.

Drejtori i Përgjithshëm i Vodafone Albania, Z. Achilleas Kanaris, gjatë prezantimit të këtij vizioni të ri, përkthyer në produkte konkrete, u shpreh se Internet of Things do t’i japë një tjetër dimension mënyrës si kemi jetuar dhe punuar deri më tani. Produktet e reja do të lehtësojnë përditshmërinë dhe do të ndihmojnë klientët e Vodafone të përkujdesen për sigurinë e njerëzve të dashur, të kenë kontroll të gjërave të rëndësishme për ta, të rrisin efiçencën e biznesit etj.

Në fund të prezantimit të pranishmit janë njohur më konkretisht me produktet e paketës “Vodafone Connected”, duke shkëmbyer me njëri- tjetrin dhe eksperiencat e tyre të lidhura me tekonologjinë.

 

 

 

Previous ArticleNext Article