Ylli i popit surprizoi me një koncert në…metro! 0 169

Christina Aguilera dhe Jimmy Fallon kanë vendosur të japin një koncert të veçantë! Një koncert për të gjithë fansat e tyre por ata ishin të maskuar! Po po, të maskuar!

Ylli i popit, Christina Aguilera dhe prezantuesi i famshëm i “Tonight Show”, Jimmy Fallon donin të surprizonin fansat e tyre. Ata u shfaqën në një metro në New York të mërkurën dhe filmuan performancën e tyre, e cila do të shfaqet mbrëmjen e sotme në emisionin “Tonight Show”.

Sëbashku ata performuan këngët “Freedom! 90” dhe hitin e saj shumë të njohur “Fighter” . Fansat menjëherë u mblodhën rreth tyre por mesa duket zërat e tyre të aq të njohur e nxorën shumë shpejt “gënjeshtrën” në shesh, duke prishur kështu skenarin e tyre!

Të gjithëve u pëlqeu surpriza sepse në fund të fundit kujt nuk i pëlqen të shohë pa biletë dhe teksa performon Christina Aguilerën!

Previous ArticleNext Article