Amal Clooney thyen rregullat e modës, kombinoshe në një mbrëmje Gala!

Kryeredaktori  i  ‘British Vogue’, Edward Enninful  organizoi këtë javë një mbrëmje private për Giambattista Valli.

Kjo ishte një mënyrë për të kremtuar çeljen e dyqanit të tij të parë në Londër dhe Amal Clooney, e cila në shumë evente është shfaqur me veshje të stilistit të famshëm, ishte e pranishme për të ndihmuar t`i jepte kësaj nate shkëlqimin e duhur. Në fakt garderoba e saj e veshjeve ceremoniale është tejet e pasur, por juristja e njohur e të drejtave të njeriut u shfaq me kombinoshe dhe këpucë elegante në ngjyrë floriri.

Kombinoshet ngjyrë bordo kishin fruda në pjesën e sipërme e vinin në material dantellë që i jepte hije festive. Për ekspertët, ishte alternativa perfekte e një fustani mbrëmjeje.

Nuk kemi ç`ti themi më shumë përveçse: Na pëlqen!

Previous ArticleNext Article