KreuArt

Era Istrefi xhiron videoklipin e saj të ri, vendi që ka zgjedhur do t’iu çudisë!

Era Istrefi shumë shpejt do të na surprizojë me një këngë të re, por e vetmja gjë që ne dimë deri tani është që kënga është në xhirim e sipër.

Si gjithmonë është Instagram, i cili na sjell lajmet e fundit nga vipat dhe këtë herë Era ka bërë publike një video në të cilën tregon që ka filmuar klipin e këngës së saj të re.

Sigurisht që kjo nuk përbën asgjë të veçantë, por ajo që na surprizoi ishte vendi ku ishte xhiruar klipi. Xhamajka e largët është destinacioni i rradhës për Erën!

Xhamajka është shumë larg Kosovës, por mesa duket Era nuk ndalet para asgjëje. Famën që bukuroshja e talentuar e mori më këngën “Bon Bon” duket se po e shfrytëzon më së miri. Ajo nuk di të ndalet dhe ne duam vetëm që ajo të vazhdojë të na bëjë krenarë.

Tags:

Home Art

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF