KreuCelebrity

Eva Longoria në zi, humbet një pjesëtarë të familjes

Një ditë e trishtë në familjen e Eva Longorias. Pasditen e djeshme ajo ka ndarë me fansat dhe të afërmit e saj humbjen e një miku të veçantë. Jo vetëm mik, por siç e quan ajo, fëmija i saj përpara se ajo të mbetej shtatëzënë.

Një pjesëtar shumë i dashur i familjes prej 15 vitesh, qeni i saj, ka ngordhur si pasojë e  një ataku kardiak.

Longoria ka ndarë një foto ku ajo mban në krahë Jynxin (emri i qenit) pak përpara së ti thoshte lamtumirë.

“Dita së cilës i trembesha erdhi natën e kaluar. Jinxy ngordhi në krahët e mi gjatë kohës që ishte tek veterineri. Pati një atak kardiak të parikuperueshëm. Ai ishte 15 vjeç ( 96 me vitet e qenëve) dhe të gjitha këto vite ishin të mbushura me dashuri dhe të qeshura. Ai ishte bebi im përpara se të mbetesha shtatëzënë. Jam shumë e trishtuar, por e di që ai nuk po vuan më. Kushdo që më ka njohur mua ka  johur dhe Jinxyn. Ai do t’iu mungojë shumë njerëzve. Të dua Jinxy”- tha Eva në Instagram.

Humbjen e Evës e kuptojnë të gjithë ata që kanë një mik me katër këmbë, por në të tilla raste ngushëllim i vetëm ngelen kujtimet e mrekullueshme që ata lënë pas.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF