KreuCelebrity

Miley Cyrus kundër stilistit të njohur: “T***, ajo është e mirë sa më s’bëhet”!

Pak ditë më parë bëri bujë në mediat rozë një fotografi në të cilën Stefano Gabbana ofendonte Selena Gomez duke e quajtur të shëmtuar.

Kaq u desh që fansat e Selenës t’i kundërviheshin stilistit të njohur, por përveç fansave ka qenë një artiste që i ka dal në mbrojtje Selenës. Miley Cyrus ka shpërthyer kundër Gabbanës dhe kjo i ka lënë të gjithë të surprizuar!

Miley Cyrus ka komentuar në një foto ku të dyja ishin të përqafuara, fotoja ishte një throwback në një llogari fanasash me emrin MileyOfficially.

“Çfarëdo që ai t*** ka thënë është gënjeshtër dhe një broçkull totale, ajo është e mirë sa më s’bëhet.”, – ka thënë Cyrus duke i dal kështu në krahë koleges së saj.

Dihet që Miley dhe Selena kanë pasur probleme me njëra – tjetrën dhe shkaku ka qenë Nick Jonas. Nisja e problemeve ishte fakti që Selena filloi një marrëdhënie me Jonas pak pasi Miley ishte ndarë me të.

Reagimi që Miley pati në lidhje me incidentin mes Gomez dhe Gabbanës ndoshta është sinjali që çdo pakënaqësi e të shkuarës është harruar.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF